Fjalë Kyçe

Ndërpritet gjendja emergjente në Deçan

Ndërpritet gjendja emergjente në Deçan

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka marrë vendim që të ndërpritet gjendja emergjente në këtë komunë.

Vendimi është marrë sot, pas përmirëësimit të situatës në këtë komunë, ku qindra qytetarë në javën e fundit kishin kërkuar ndihmë mjekësore me simptoma të helmimit.

Gjendja emergjente ishte shpallur më 13 korrik.

“Sot, në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave, morëm Vendimin për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit. Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan që të tejkalohet kjo gjendje. Shpresoj dhe uroj që mos të kemi më këso stuata”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Sipas asaj që është shkruar në vendim, gjendja emergjente është ndërprerë pas përmirësimit të situatës.

Fillimisht ishte menduar se helmimi ka ardhur si pasojë e ujit në disa fshatra, por analizat treguan rezultate të ndryshme, megjithëse u gjetën disa baktere në disa fshatra, dhe ende nuk dihet saktë çfarë ka shkaktuar emergjencën te qytetarët.