Tirana-Flamurtari duhet të ishte luajtur si normalisht në orën 17:00, por ka zgjatur vetëm 25 minuta, sepse gjyqtari ka vendosur t’i dërgojë skuadrat në dhomat e zhveshjes.
Motivi është shumë i thjeshtë. “Liqeni” në “Selman Stermasi”, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm. Në pjesën e luajtur, Tirana iu afrua golit por Hasani shpërdoroi penalltinë, shkruajnë mediat shqiptare.
Ndeshja nuk është vazhduar dhe pritet të zhvillohet në një ditë tjetër.