Fjalë Kyçe

Ndërpritet paraqitja e Shkelzen Jetishit, nuk u respektua distanca

Ndërpritet paraqitja e Shkelzen Jetishit, nuk u respektua distanca

Është ndërprerë paraqitja e këngëtarit të mirënjohur Shkëlzen Jetishit që është paraparë të mbahet nëpër disa lagje të qytetit të Gjakovës.
Kjo për arsye se gjatë këndimit të Jetishit, janë grumbulluar grup njerëzish të cilët nuk i kanë respektuar rekomandimet që të mbahet distanca.
Këtë e ka treguar vetë Xeni gjatë performancës së tij me djalin Korabin.
“Zonja dhe zotrërinj më vjen keq por me urdhër të drejtorit të përgjithshëm duhet ta ndërprejmë. Kjo është po më duket si pasojë e mosrespektimit të largësisë dhe distancës. Më vjen shumë keq”, ka thënë ndër të tjera Xeni.