Një vajzë e re ka vdekur teksa u mbyt me një kek çokollate gjatë një konkursi ngrënieje teksa kishte dalë në një bar me shoqet.
Alexandra Yudina, praktikante infermiere, mori pjesë në konkursin ku duhet të hante tre ëmbëlsira Choco Pies sa më shpejt që mundej në një bar në Rusi.
Shoqet e saj nuk mund të bënin asgjë por vetëm të shikonin teksa ajo nuk po merrte dot më frymë dhe më pas u shemb përtokë.
Raportimet thonë se Alexandra – e njohur për shoqet e saj si Sasha – ishte diagnostikuar disa muaj më parë me leukemi dhe i kishte thënë shoqeve se donte të jetonte jetën në maksimum.
Vdekja tragjike e 23-vjeçares u regjistrua në video, ku tregoheshin momentet dramatike në barin Killifish.
Ajo dukej shumë në humor para se të merrte pjesë në konkurrim, teksa më vonë shihet me gojën plot teksa nuk mund të përtypet. Ajo më pas mban gojën me duar dhe i bie gjoksit me gusht kur e kupton se është në telashe.
Ajo ngrihet për të shkuar në tualet po shembet përtokë gjatë rrugës.
Një ambulance erdhi shpejt por nuk arritën ta shpëtonin.