Ka ndërruar jetë një 44 vjeçar kosovar në Kroaci, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk dihen.
Bëhet fjalë për Sabri Korqën nga Kamenica, i cili para dy javësh udhëtoi drejt shtetit kroat për të punuar.
Sipas medieve lokale nga Kamenica, 44 vjeçari para dy javësh u nis në Kroaci me një grup të qytetarëve.
Derisa, familjarët kanë thënë se nuk i dinë shkaqet e vdekjes.