Fjalë Kyçe

Ndërron jetë gardiani, pati probleme me zemrën, por nuk i dhanë leje të shkonte te mjeku

Ndërron jetë gardiani, pati probleme me zemrën, por nuk i dhanë leje të shkonte te mjeku

Është ndarë nga jeta në moshën 62-vjeçare Gjovalin Frroku, me profesion gardian në Burgun e Shënkollit. Humbje e jetës së tij ka sjellë edhe një reagim nga ana e Sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë.

Ata bëjnë përgjegjës mungesën e ndihmës nga ana e institucioneve në një kohë të shpejtë. Sipas tyre, të ndjerit i është bërë një kontroll rutinë brenda bur.gut dhe nuk është lejuar që të dalë nga godina pa mbaruar turin, për të marrë ndihmë më të specializuar.

“Është lënë në gjendje të tillë deri sa ka mbaruar shërbimin dhe pastaj kolegët e kanë dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku menjëherë e kanë orientuar për në urgjencën spitalore të Tiranës.

Por, zemra nuk pret mbarim shërbimi e burokraci eprorë, pasi gjatë rrugës për në Tiranë, punonjësi ka ndërruar jetë”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Shërbimeve Policore.

Ndër të tjera kërkon që të ketë protesta para institucioneve në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore të punonjësve të policisë dhe mungesës së mjekut të punës.

“Mungesa e mjekut të punës sipas ligjit, mungesa e trajtimit ushqimor, mungesa e uniformave, pagat e ulëta dhe demotivimi në shërbim, po sjellin pasoja të mëdha.! Nuk e dimë se sa do të vazhdojë kjo gjendje dhe kush mban përgjegjësi për situatën e krijuar ndër vite pasi deri më sot, ata që kanë hequr të drejtat legjitime të punonjësve, vazhdojnë të bëjnë shoë duke betonuar paudhësitë e tyre në kurriz të mijëra kolegëve me uniformë”, thuhet në reagim.