Nga një sëmundje e shkurtër, ka ndërruar jetë gazetari dhe prezantuesi i njohur kosovar, Hivzi Krasniqi.
Krasniqi ka dhënë një kontribut të madh në gazetari, duke u konsideruar si nga të parët në vend.
Ai punoi për vite të tëra në Radio Televizionin e Prishtinës, më pas në Radio Televizionin e Kosovës dhe në Radio Dukagjin.
I ndjeri shquhet edhe për kontributin e madh në kulturën tonë, pasi shkroi qindra tekste këngësh.