Fjalë Kyçe

Ndërron jetë një person nga aksidenti në Gjilan

Ndërron jetë një person nga aksidenti në Gjilan

Një person ka ndërruar jetë nga aksidenti i cili ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit ku është përfshirë një kamion dhe disa vetura.

Nga qendra emergjente e këtij spitali kanë thënë se një person e ka humbur jetën ndërsa shumë të tjerë janë duke u trajtuar.

“Jemi duke i trajtuar të lënduarit, për fat të keq një person ka humbur jetën”, kanë thënë nga kjo qendër.

Rastin e aksidenti për Gazetën Alo e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se ka shumë persona të lënduar dhe në aksident janë përfshirë një kamion dhe disa vetura./Gazeta Alo/