Fjalë Kyçe

Ndërron jetë personi i 15-të, në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë

Ndërron jetë personi i 15-të, në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë

Në klinikën për Anestezion, Reanimacion dhe Kurim intenziv në Shkup, mëngjesin e sotëm në ora 5, ka ndërruar jetë edhe një nga udhëtarët të cilët pësuan lëndime gjatë aksidentit në Llaskarcë, në autostradën Shkup-Tetovë. Bëhet fjalë për viktimën e 15-të.

Viktima 39 vjeçare gjatë aksidentit ka pësuar lëndime të rënda trupore në pjesën e kraharorit dhe mushkërive të bardha ku me urgjencë është dërguar në spitalin “8 Shtatori”. Mirëpo, për shkak të lëndimeve dhe dëmtimeve të shumta, menjëherë atë natë është dërguar për kurim intensiv, raporton Alsat-M.

Të lënduarit i janë bërë dy ndërhyrje kirurgjikale natën kritike menjëherë pasi është transferuar në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe kurim intensiv, pasi i njëjti ka pësuar gjakderdhje.

Për fat të keq, për shkak të lëndimeve serioze, nuk ka mundur të mbijetojë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.