Fjalë Kyçe

Ndërron jetë personi i aksidentuar para një muaji në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i aksidentuar më 19 shkurt në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndërruar jetë në QKUK.

“Raportohet se këmbësori i aksidentuar me 12.03.2019 ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Gazeta Alo/