Fjalë Kyçe

Ndërron jetë profesori Daut Bislimi

Ndërron jetë profesori Daut Bislimi

Ka vdekur profesori dhe historiani Daut Bislimi.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se kontributi i Bislimit në Universitetin e Prishtinës ishte i jashtëzakonshëm.

Në një telegram ngushëllimi dërguar familjes së tij, Haziri ka thënë se studentët e tij sot janë emrat më të mëdhenj të fushës së historisë.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të historianit dhe intelektualisht të madh, ish-bashkëpunëtorit të presidentit Rugova në Institutin Albanologjik, prof.dr. Daut Bislimi. Ai më nuk do të jetë në mesin tonë, por do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në Universitetin e Prishtinës, ku studentët e tij, sot janë emra të mëdhenj të fushës së historisë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.