Fjalë Kyçe

Ndërron jetë profesori i mjekësisë Dr. Adem Limani

Ndërron jetë profesori i mjekësisë Dr. Adem Limani

Profesori i mjekësisë Dr. Adem Limani ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme. Lajmin e ka kumtuar vajza e të ndjerit, Rina Limani.

“Tё dashur familjarё dhe miq, Me pikёllim tё madh ju njoftojmё qё sot ndёrroi jetё babai ynё, Prof. dr. Adem Limani. Babi, do tё kujtojmё gjithmonё, ashtu si edhe e jetove jetёn, me plot pasion, dashuri dhe mbi tё gjitha me dinjitet! Varrimi ёshtё tё martёn me 09.04.2019 nё ora 16:30 nё varrezat e Prishtinёs”, ka shkruar Limani.

Biografia: Adem limani 1953-2019

Adem Limani (Doktor i shkencave të mjekësisë). Lindi në Nasalcë të Bujanocit më 1953. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin në Preshevë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniverzitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb në shtetor të vitit 1981 me temën “DISA KARAKTERISTIKA STRUKTURALE TË GJENDRËS PAROTIS TE NJERIU GJATË JETËS”.

Adem Limani spezializoi në Otorinolarigologji në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, mandej u doktorua në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në shkurt të vitit 1988 me temën “KORELACIONI NDËRMJET DIAGNOZËS KLINIKO-CITOLOGJIKE E HISTILOGJIKE TE KARCINOMA DHE PREKANCEROZAT E LARINGUT”.

Teza ka 139 faqe dhe është e deponuar në QRBU në Prishtinë. Adem Limani së pari u zgjodh asistent i histologjisë me embriologji në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ndërsa më vonë u zgjodh prof.inordinar i otorinolaringologjisë në fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Ka të botuara më tepër se 20 punime shkencore si autor-koautor.