Kampioni i Kosovës në futboll nuk ka ndenjur duarkryq dhe ka prezantuar disa nga transferët e tyre më të rinj që do ti ndihmojnë KF Dritës në pranverë
Në një postim në Facebook, KF Drita ka prezantuar ardhjet e tyre në Antalya, ku edhe janë duke u përgatitur për sezonin pranveror në Kosovës.
Një ndër të parët që është prezantuar ka qenë Denis Haliti, mbrojtës i majtë, të cilin gjilanasit e kanë kthyer nga huazimi.
Festim Krasniqi është një lojtar tjetër që do të përforcojë krahun e sulmit të Dritës, e që është transferimi i dytë i skuadrës.
Krasniqi ka luajtur për disa ekipe nga Kosova dhe Shqipëria kurse së fundmi ishte pjesë e FC Besa nga Peja.
“Marrëveshja është arritur në ditët e para të afatit kalimtarë ku pritet që me cilësitë që ka Festimi, ti ndihmojë mjaft shumë ekipit sidomos në fazën ofanzive”, thuhet në këtë komunikatë për shtyp të KF Dritës.
Transferi i tretë ëshjtë Përparim Osmani -Laqi, mbrojtës i djathtë që ka arritur nga KF Prishtina. Osmani i është bashkuar KF Dritës në formë huazimi, me mundësi vazhdimi edhe një vit. Osmani ka luajtur edhe më parë për FC Dritën.
Në sulm KF Drita ka sjell edhe Klajdi Burba një qendër sulmues klasik. Por, sipas kësaj komunikate Burba është në fazën provuese tek klubi ynë dhe se gjatë përgatitjeve në Antalya do të sqarohet situata e tij. Burba ishte pjesë e grupmoshave U-17 dhe U-19 e kombëtares shqiptare. Karrierën e ka filluar në Norvegji ku së fundmi ishte pjesë e ekipit Viking FK U-21.