Fjalë Kyçe

Ndjekësi i thotë se ishte shtatzënë dhe e pyet ku është fëmija, kështu përgjigjet Enca

Ndjekësi i thotë se ishte shtatzënë dhe e pyet ku është fëmija, kështu përgjigjet Enca

Enca iu përgjigj prerë ndjekësit që i tha se kishte qenë shtatzënë dhe e pyeste për fëmijën.

Këngëtarja Enca Haxhia së fundi ndau pak kohë për fansat, për t’iu përgjigjur në pyetjet e tyre, shkruan aljmi.net.

Një nga ndjekësit kishte një pyetje intetesante për të, duke i thënë se ishte shtatzënë dhe e pyeste se ku është fëmija.

“Ti ishe shtatzënë, ku është, çfarë ndodhi?”, ishte pyetja e ndjekësit, të cilës nuk përtoi t’i përgjigjej këngëtarja.

“Duhet të jesh duke folur rreth shtatzënisë së ushqimit…Unë nuk do të jem aktualisht shtatzënë edhe të paktën për pesë vite besoj”, janë fjalët e Encës.

Kujtojmë se “Nashta” titullohet projekti i ri muzikor i Encës, i cili mori afro tre milionë klikime në YouTube.

Artistja është në përgatitje të albumit të ri muzikor, i cili pritet të dalë në shitje gjatë verës.