Fjalë Kyçe

Ndjekje si nëpër filma, shqiptari ‘luftë’ me policinë italiane

Ndjekje si nëpër filma, shqiptari ‘luftë’ me policinë italiane

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka bërë rezistencë ndaj një patrulle dhe më pas ka qëlluar me pistoletë ndaj tyre. arrestimi i tij është kryer në Colonnmella në Ascoli.

Sipas mediave italiane shqiptari pasi qëlloi me armë ndaj karabinierëve u arratis drejt një fshati me anë të një motori skuter të cilin ia kishte marrë me dhunë një fermeri të zonës.

Por ai nuk ndal me kaq, pasi arriti të vjedh edhe një Benz dhe u nis drejt Askolanos. Pavarësisht përpjekjes së tij, ai nuk mundi t’i shkëputej policisë italiane. Në momentin që u bë gati të braktiste makinën e vjedhur në zonën e Comolungos afër Castel di Lama, policia arriti ta arrestonte.