Fjalë Kyçe

Ndodh edhe kjo në Kosovë, Prokororia ngre aktakuza kundër personave të vdekur

Ndodh edhe kjo në Kosovë, Prokororia ngre aktakuza kundër personave të vdekur

Dhjetë aktakuza ndaj personave të vdekur janë ngritur nga Prokuroria e Shtetit brenda dy viteve të fundit. Një e tillë është hedhur poshtë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, në muajin janar.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se kjo dukuri është vazhdimisht në rritje, raporton KTV.

Gëzim Shala nga ky institut, i cili monitoron punën e prokurorisë dhe gjyqësorit thotë se prokurorët nuk po tregojnë efikasitet në ngritjen e aktakuzave.

Sipas Shalës, këto raste flasin edhe për cilësinë e aktakuzave.

KTV-ja ka pyetur Prokurorinë e Shtetit lidhur me ngritjen e aktakuzave ndaj personave të vdekur, se si i arsyeton dhe në çfarë rrethanash po ngrihen këto aktakuza, por as pas më shumë se një jave nuk ka marrë përgjigjeje.

Ndërkohë, Instituti i Kosovës për Drejtësi, në nëntor të vitit të kaluar, kishte publikuar raportin “Prokurorët në Kosovë ngritin aktakuza ndaj të vdekurve”, në të cilin ishin paraqitur tetë raste nga monitorimi sistematik i sistemit të drejtësisë.