Një kamion i ndërtimit ka zhytur me baltë një pjesë të konsideruar të asfaltit, në njërën nga rrugët e Veternikut.
Një lexues i Metros ka dërguar një video, duke treguar se si ky kamion e zhytë rrugën me baltë dhe duke mos e pasur fare problem për ndotjen që ka shkaktuar.
Lexuesi ka xhiruar kamionin duke qarkulluar në rrugë, derisa ka kapur edhe vendin nga ka dalë kamioni, ku ajo pjesë shihet me plotë baltë.
E sipas Ligjit Nr. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor, Neni 44, thotë se shoferi i cili me mjet hyn nga rruga e dheut në rrugë me rrugë të shtruara duhet ta ndalë mjetin dhe ta heqë baltën nga rrotat.
Në rast se nuk ndodhë një gjë e tillë, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 50 eurosh, shoferi i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.