Fjalë Kyçe

Ndryshimet politike në Kosovë, qytetarët po kanë besim më të madh në institucionet e Drejtësisë

Ndryshimet politike në Kosovë, qytetarët po kanë besim më të madh në institucionet e Drejtësisë

Program i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, ka lansuar sot edicionit e 20-të të Përmbledhjes Pulsi Publik, duke prezantuar kështu të gjeturat kryesore përmes një prezantimi virtual..

Sipas anketës së opinionit të Pulsit Publik të majit, tregohet një rritje e kënaqshme të besimit të qytetarëve në punën e institucioneve të Drejtësisë, krahasuar me anketën e mëparshme të realizuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

Gjetjet tregojnë se gjykatat kanë arritur nivelet më të larta të kënaqshmërisë të regjistruara ndonjëherë nga Pulsi Publik me 34.6% të të anketuarve që janë të kënaqur me punën e gjykatave.

Pra në krahasim me muajin dhjetor është shënuar rritje prej 14.60%, pasi që atëherë vetëm 23% e qytetarëve i besonin këtij institucioni.

Po ashtu Niveli i kënaqshmërisë me Zyrën e Prokurorit (30.8%) është më i larti që nga nëntori i vitit 2018 (35.3%) dhe është më i lartë se në dhjetor të vitit 2020 (23%) dhe në prill të vitit 2020 (22.3%).

Qeveria e re e përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Listën Guxo e cila u themelua nga Vjosa Osmani, ka sjellur ndryshime të shumta në skenën politike.

Në anën tjetër, që nga fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku morën hiç më pak se 50.02% të votave të përgjithshme, duke u shkaktuar humbje të thella partive si Lidhja Demokratike e Kosovës e Partia Demokratike e Kosovës, ka filluar reformimi në skenën politike kosovare.


Partitë si LDK e PDK u reformuan, duke zgjedhur udhëheqësi të re si në moshë ashtu edhe në pozita udhëheqëse.

Më 14 mars të këtij viti në krye të LDK-së erdhi Lumir Abdixhiku, i cili mori pozitën e kreut të partisë pasi kryetari i deriatëhershëm, Isa Mustafa, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e tij pas humbjes së thellë që pësoi LDK-ja në zgjedhjet parlamentare të shkurtit.

Ndërsa më 2 korrik u mbajt Konventa e PDK-së, ku Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend.

Kujtojmë që situata në PDK ishte më ndryshe, pasi që ish-kreu i partisë, Kadri Veseli, u arrestua nga Gjykata Speciale në nëntor të vitit të kaluar, duke lënë kështu partinë që të shkojë në zgjedhje parlamentare me ushtrues detyre të pozitës së kryetarit.

Që nga arrestimi i Veselit, Enver Hoxhaj ushtronte detyrën e kreut të partisë dhe njëherit ishte kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.

Po ashtu pati ndryshime të mëdha edhe në udhëheqësinë e bordeve të ndërmarrjeve publike, ku shumica nga to u shkarkuan për t’u zëvendësuar me shefa e anëtarë të rinj.