Fjalë Kyçe

Ndryshimin i kufijve, Palmer: Kompromisi i takon palëve, Kosova-Serbia vendosin për gjithçka

Ndryshimin i kufijve, Palmer: Kompromisi i takon palëve, Kosova-Serbia vendosin për gjithçka

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimeve që zhvilluan dje me krerët e shtetit dhe opozitarët kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Palmer tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që marrëveshja përfundimtare do t’i hapë rrugë vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.“SHBA fuqishëm e mbështetë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.Sipas ndihmës sekretari amerikan i shtetit ka thënë se SHBA është partnere e përfshirë në mënyrë aktive në dialog për të punuar së bashku me BE-në për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që të avancohen marrëdhëniet mes vendeve.Mes tjerash Palmer tha se “Kemi qene të përkushtuar me dekada për të çuar përpara procesin e dialogut dhe kjo duhet të finalizohet me marrëveshje”.

I pyetur nëse palët do të detyrohen për kompromise për ndryshimin e kufijve apo diçka tjetër, Palmer ka thënë se kjo nuk varet nga SHBA-ja as nga BE-ja, por janë shtetet ato që do të vendosin.“Varet nga palët, pasi në dialog janë palët që vendosin se çfarë do të ndodhë.”“Vazhdojmë të besojmë se njohja reciproke do të lerë ketë në të kaluarën dhe të hapen rrugën për BE dhe të ecin përpara”.