Fjalë Kyçe

Ndryshon orari i ndeshjes Gjilani – Ballkani

Ndryshon orari i ndeshjes Gjilani – Ballkani

Gjilani ka njoftuar se orari i ndeshjes kundër Ballkanit ka ndryshuar.

Ndeshja e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Kosovës në futboll ishte paraparë të luhet nesër (e diele) nga ora 16:00.

Megjithatë, klubi gjilanas ka konfirmuar se kjo ndeshje do të zhvillohet po ashtu të dielën, por nga ora 13:30.

Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan, dhe pa praninë e tifozëve.

Ndryshe, Ballkani e ka nisur mbarë edicionin e ri me dy fitore nga dy ndeshje, ndërsa Gjilani me një humbje dhe një fitore.