Ndryshon renditja, ky është rezultati përfundimtar në Podujevë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka dalë më i votuar sesa kryetari aktual që është nga radhët e LVV-së, Shpejtim Bulliqi.
KQZ njofton se Ekrem Hyseni ka marrë 16.925 vota apo 44.20 për qind, pasuar nga Shpejtim Bulliqi me 16.907 vota apo 44.16 për qind.
Në vendin e tretë për nga votat radhitet kandidatja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, me 2, 471 vota.
Në tabelën më poshtë mund të shikoni votat e secilit kandidat për komunën e Podujevës.