Fjalë Kyçe

Në 13 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, Sinan Vllasaliu e kujton me një thënie të tij

Në 13 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, Sinan Vllasaliu e kujton me një thënie të tij

Sot është përvjetori i vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ndërsa sot në këtë përvjetor përkujtohet jeta dhe vepra e tij, shkruan lajmi.net.

Këngëtari Sinan Vllasaliu e ka kujtuar atë përmes një fotografie që e ndau me ndjekësit në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Këtij imazhi, ai ia ka shtuar edhe disa fjalë të Rugovës, i cili thoshte se ëndrra e tij është ta sheh Kosovën të pavarur.

“Vizioni im është ta kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me shoqëri politike tolerante dhe me ekonomi solide, e integruar në Bashkimin Evropian, NATO dhe të vazhdojmë raportet e mira me SHBA-të”, janë fjalët e Rugovës, që Sinani i solli bashkë me fotografinë e tij.

https://www.instagram.com/p/Bs4pIEMBGuQ/?utm_source=ig_embed