Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, 24 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 32 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.
Gjithashtu, policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 227 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, transmeton Telegrafi.
Po ashtu gjatë ditës së djeshme janë arrestuar edhe 27 persona, 17 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje kurse 1 në vuajtje të dënimit.
Fotografi ilustruese:
Kujtojmë se gjatë muajit korrik dhe gusht, është rritur numri i aksidenteve në komunikacion, disa prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.
Policia ka apeluar tek shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes.