Fjalë Kyçe

Në 25-vjetorin e masakrës së Dubravës, Osmani kërkon drejtësi për viktimat

Në 25-vjetorin e masakrës së Dubravës, Osmani kërkon drejtësi për viktimat

Në 25-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar drejtësi për viktimat.

Sipas saj kjo masakër shpërfaqi egërsinë e pushtetit kriminal kundrejt të burgosurve shqiptarë të luftës dhe të burgosurve politikë.

“25-vjet më parë, prej 19-24 maj 1999, pushteti gjenocidal i Serbisë i vrau brenda burgut të Dubravës 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik dhe i plagosi 300 të tjerë. Kjo masakër shpërfaqi sikur edhe në shumë masakra të tjera gjithandej Kosovës, egërsinë e pushtetit kriminal kundrejt të burgosurve shqiptarë të luftës dhe të burgosurve politik, të cilët padrejtësisht mbaheshin në burg”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se bashkëndjejnë me të gjitha familjet që humbën anëtarët e tyre në këtë masakër, ndërkaq të mbijetuarit i ka inkurajuar të vazhdojnë ta mbrojnë të vërtetën dhe të luftojnë për drejtësi.

“Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!”, ka shkruar Osmani.