Fjalë Kyçe

Në aplikacionet telefonike për namaz, koha e faljes u llogarit gabimisht për një orë më herët

Në aplikacionet telefonike për namaz, koha e faljes u llogarit gabimisht për një orë më herët

Bashkësia Islame e Kosovës, ka dalë me një sqarim për të gjithë besimtarët myslimanë lidhur me kohët e namazit.

Sipas Bashkësisë Islame, në të gjitha aplikacionet telefonike ka ndodhur një gabim ku të gjitha kohët e namazit po llogariten gabimisht për një orë më herët.

“Bashkësia Islame e Kosovës, sqaron se kohët e namazit do të jenë të njëjta deri të dielën e ardhshme, kur pritet që akrepat e orës të kthehen një orë prapa”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame, transmeton Klankosova.tv.

Bashkësia Islame ka publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook kohet e namazit për muajin tetor, dhe gjithashtu edhe linkun për shkarkimin e aplikacionit zyrtar për platformën android.