Presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk ka pranuar të flas në lidhje me detajet tjera sa i përket çështjes së marrëveshjes me Serbinë, porse ka dhënë deklarata të fuqishme për benefitet nga kjo marrëveshje finale.
Thaçi ka deklaruar në ”Të Paekspozuarit” se në asnjë rrethanë Gazivoda, veriu i Mitrovicës dhe Trepça, nuk do të shkëputen nga Kosova, njofton Klan Kosova.
”As Gazivoda, as veriu i Mitrovicës, e as Trepça, në asnjë rrethanë, në asnjë moment, kurrë nuk do të jenë pjesë e ndonjë kompromisi në raport me Serbinë. Është e përmbyllur për mua”.
Ndërsa i pyetur nga Fatos Lubonja se si mund të hyjë Serbia në këtë marrëveshje, presidenti Thaçi u shpreh:
”Mos e kërko përgjigjen në emër të Beogradit nga unë”.
”Unë prezantoj pozicionin tim. Gazivodë, Veriu i Mitrovicës, Trepça, në asnjë rrethanë as në tavolinë nuk do të vijnë, nuk do të jenë kurrë në tavolinë për arritjen e një marrëveshje”.
”Janë dhe do të mbeten pjesë të Kosovës”