Fjalë Kyçe

Në bashkëpunim Tayna dhe Ledri Vula

Në bashkëpunim Tayna dhe Ledri Vula

Reperja e njohur Tayna  është këngëtarja më e përfolur e momentin si me këngët që ajo lason po ashtu edhe me stilin e saj të veçant që ngjason shumë me ato të tregut muzikor ndërkombëtar.

Ajo së fundi ka lënë të kuptojm se është duke përgatitur një bashkëpunim të veçant me këngëtarin e njohur Ledri Vulën nga fotot dhe videot që kanë qarkulluar së fundi në rrejtet tona sociale.

Tayna si gjithëherë dinë të na befasoj me pamjen e saj e këtë na ka treguar edhe imazhet e fundit që janë bërë publike.

Ledri gjithashtu ka një karrier të bujshme muzikore, dhe ky bashkëpunim pritet të jetë një këngë që do na përcjell gjatë këtyre ditëve të ftofta dimri.

Fansat mezi e presin këtë projekt, dhe mendohet se do të jetë një hit i radhes./transmeton GazetaAlo