Nuk rekomandohet dhënia e antibiotikëve të paktën në 5 ditët e para pasi infektimit me koronavirus, kështu ka bërë të ditur infektologu, Salih Ahmeti në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21.
Ahmeti tutje tha se përdorimi i antibiotikëve mund të përkeqësojë gjendjen e pacientit, nëse përdoret në fazën fillestare.
Në rast se në ditët në vazhdim pacientit i rëndohet gjendja, fillon të ketë vështirësi në frymëmarrje, plogështi, rënie të imunitetit, sipas infektologut e preferueshme është të bëhen të pakten analizat bazike laboratorike.