Fjalë Kyçe

Në cilin vend Molliqaj i kërkon përballje Glauk Konjufcës?

Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka dorëzuar padi ndaj ish-kolegut të tij të partisë, Dardan Molliqajt për deklaratat se ai kishte punuar në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

E, për këtë ka reaguar Dardan Molliqaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, duke i kërkuar përballje televizive, shkruan Gazeta Alo.

Molliqaj, ka shkruar se nëse Konjufca nuk guxon të ballafaqohet në debat televiziv, atëherë do të shihen prapë në Kuvend.

Postimi i tij i plotë:

Glauk Konjufca paska thënë që deklaratat e mia janë shpifje dhe se e kam përdorë Kuvendin për shkak të imunitetit. Për ta ”shfajësuar” vetën, më paska paditur.

Nëse Glauku dhe udhëheqësit e tjerë të Sektit e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një perballje televizive kudo që ai don dhe aty i qesim në shesh të gjitha.

E nëse ai nuk guxon të ballafaqohet në debat televiziv, atëherë shihemi prap në Kuvend. /Gazeta Alo/