Fjalë Kyçe

Në ditën e të dashuruarve edhe Adelina Tahiri surprizohet

Në ditën e të dashuruarve edhe Adelina Tahiri surprizohet

Të gjithë përsonat që janë në lidhje, të fejuar apo martuar sot po festojnë ditën e Shën Valentinit, secili prej tyre kanë zgjedhur simbolika të veçanta për ta festuar e uruar.

Edhe Adelina Tahiri sot padyshim që ka qenë në qendër të vëmendjes pasi që të gjithë kanë kthyer sytë kah ajo për të kuptuar se çfarë po i blen e si po e uron avokati milioner, shkruan “Kosovarja”.

Një buqetë me lule ishte ajo që ia hapi sytë Adelinës sot nga bashkëshorti, por festa e saj nuk mbaroi këtu.

Një xhentelman si babai po del të jetë edhe djali i tyre Joni, ani pse i vogël ai ka zgjedhur një dhuratë modeste për nënën por që e bëri tejet të lumtur.

Disa vizatime me fjalë të bukura nga djali i vetëm , është dhurata që e lumturoi pa masë këngëtaren.