Fjalë Kyçe

Në Divjakë, një person dyshohet se e mbyti babanë duke e rrahur

Në Divjakë, një person dyshohet se e mbyti babanë duke e rrahur

Një person dyshohet se e ka mbytur babanë e tij të martën, në Divjakë.

Policia e Shtetit e Shqipërisë ka njoftuar të mërkurën, se i dyshuari e ka kryer krimin nën ndikimin e alkoolit.

“58-vjeçari e ka mbytur të atin 85-vjeçar duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij për motive të ulëta”, shkruan “ABC News” të mërkurën.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa bëhet e ditur se ai ka qenë i dënuar edhe më parë për një vepër penale, për të cilën ka mbajtur 13 vjet burgim.