Fjalë Kyçe

Në Ferizaj, babai plagos djalin e tij

Në Ferizaj, babai plagos djalin e tij

Mëngjesin e sotëm në Ferizaj ka ndodhur një rast i rëndë, ku babai ka plagosur me armë zjarri djalin e tij.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rasti ka ndodh rreth orës 07:20. Është një plagosje në familje. Prindi e ka plagos djalin e tij me armë. Për momentin këto janë informatat. Lëndimet nuk janë të rënda. Ai është jashtë rrezikut për jetë. Në këmbë e ka një plagë”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq momentalisht, prindi bashkë me djalin e tij po intervistohen nga policia.

“Ata janë duke u intervistuar momentalisht. Kur të përfundojë intervistimi, do t’i merrni informatat tjera”, ka thënë Gashi.