Fjalë Kyçe

Në festën e ditëlindjes së Almedës, ‘Çënari’ i shkruan shqip ‘Të dua’

Në festën e ditëlindjes së Almedës, ‘Çënari’ i shkruan shqip ‘Të dua’

Para disa ditësh, Almeda Abazi e ka festuar ditëlindjen, ndërsa sot e publikoj një foto nga festa.

Më 13 shkurt, modelja shqiptare, Almeda Abazi e ka festuar ditëlindjen dhe njëherësh përvjetorin e martesës me Tolgahan Sayisman, shkruan lajmi.net.

E sot e ka publikuar një foto nga festa në të cilën shihet edhe një tortë. Në të burri i saj ‘Çënari’ ia ka shkruar ‘Të dua’ në gjuhën shqipe.

“Urime ditëlindjen bota ime e bukur, te uroj qe pjesën tjetër te jetës ta kalosh e rrethuar me dashuri.Ta uroj edhe përvjetorin e martesës do Zoti përjeton gjera te bukura ketë vit dhe uroj edhe shume vite tjera t’i jetojmë se bashku”, ishin fjalët e Togës në urimin e ditëlindjes.