Fjalë Kyçe

Në fundjavë mbahet turneu “Adem Jashari” në futsall

Në fundjavë mbahet turneu “Adem Jashari” në futsall

Nën organizimin e Komisionit të Futsallit të Federatës së Futbollit të Kosovës, më 2 dhe 3 mars, do të zhvillohet turneu ndërkombëtar memorial “Adem Jashari”, shkruan GazetaAlo.

Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë FC Shkupi, FC Prishtina Futsal, FC Drenica Tradita dhe SEEU Futsal nga Tetova.

Ndërkohë, sot, në zyrat e Komisionit të Futsallit është bërë tërheqja e short për çiftet gjysmëfinale të këtij turneu.

Kësisoj, të shtunën, më 2 mars në orën 18:30 do të takohen FC Prishtina Futsal – SEEU Tetovë, derisa në orën 20:30, ballafaqohen FC Shkupi – FC Drenica Tradita.

Ndërkaq, të dielën, më 3 mars në orën 18:30 zhvillohet ndeshja për vendin e tretë, derisa në orën 20:30 do të luhet finalja e turneut. /GazetaAlo