Fjalë Kyçe

Në hakmarrje, Gjermania i mbyll qiejt për Rusinë

Në hakmarrje, Gjermania i mbyll qiejt për Rusinë

Gjermania ua ka mohuar të mërkurën lejet aviokompanive ruse për të fluturuar mbi hapësirën e saj ajrore, pasi që Moska zyrtare nuk i dha leje kalimi Lufthansas në fluturimin drejt Rusisë.

Ministria gjermane e Transportit ka bërë të ditur se vendimi bazohet në parimin e reciprocitetit për miratimin e fluturimeve dhe se i prek linjat e operuara nga Aeroflot dhe S7. Masa hakmarrëse është zbatuar në kohën e tensioneve të thelluara midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian, shkaku i mbështetjes që Moska i ka ofruar Bjellorusisë së penalizuar. Blloku 27-anëtarësh dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë zbatuar javën e shkuar sanksione shtesë shtetit bjellorusi, pasi që autoritetet e detyruan uljen emergjente në Minsk për arrestimin e gazetarit disident, Romand Protasevich.

Ministri gjerman i Transportit ka thënë se Rusia ka pezulluar “njëanshëm” marrëveshjet bilaterale për trafikun ajror mes dy vendeve në marsin e 2020-s, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.