Fjalë Kyçe

Në këtë kohë merret vendimi përfundimtar për grevën në arsim

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, sot në ora 16:30 do të mbaj një konferencë për media ku edhe do të tregon përfundimisht se a do të ndërpritet greva në arsim apo jo.

Kjo gjë është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, shkruan Gazeta Alo.

“Media te nderuara,  ju njoftojmë se SBASHK-u sot me datë 01.02.2019 në ora 15:00, do ta mbaj mbledhjen e Këshillit Drejtues, ndërsa  në ora 16:30 do të mbajë koherencë për shtyp. Konferenca mbahet ne Qendrën e Studentëve te zyret e SBASHK-ut”, thuhet në njoftim.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj pas takimit të sotëm me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj tha se mësimi në shkolla do të fillojë nga e hëna./Gazeta Alo/