Fjalë Kyçe

Në këtë qytet për një muaj janë ngritur 147 aktakuza

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë muajit shkurt, janë ngritur 147 aktakuza kundër 172 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi i Republikës së Kosovës.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur shtatë aktakuza kundër 8 personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Sipas komunikatës së prokurorisë, Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur njëqindedyzet aktakuza kundër  164 të pandehurve, po ashtu ka bërë katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.