Fjalë Kyçe

Në këtë qytet të Kosovës mbrëmë janë sekuestruar rreth 40 mijë euro të falsifikuara

Në këtë qytet të Kosovës mbrëmë janë sekuestruar rreth 40 mijë euro të falsifikuara

Prokuroria Themelore e Pejës përmes një komunikate për media ka njoftuar se mbrëmë (14 shkurt 2019),rreth orës 18:30, në komunën e Klinës, pas zbatimit të masave të fshehta hetimore, është arrestuar nga Policia e Kosovës i dyshuari I.S., për shkak të dyshimit se kishte për të kryer veprën penale “Falsifikimi parasë”.

Prokurori kujdestar i Departamentit për Krimeve të Rënda, ka marr aktvendim që i dyshuari I.S të mbahet në ndalim 48 orësh, dhe të njëjtit i janë sekuestruar rreth 40 (dyzet) mijë  euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, dhe një veturë e tipit “Volkswagen”.

Ndaj të dyshuarit, Prokuroria Themelore e Pejës sot  do marr aktvendim për fillimin e hetimeve dhe njëkohësisht brenda afatit ligjor do parashtroj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore e Pejës./Gazeta Alo/