Fjalë Kyçe

Në këtë qytet të Kosovës një person gjendet pa shenja jete

Një person është gjetur mbrëmë pa shenja jetë në Mitrovicë rreth orës 20:22, njofton Policia e Kosovës.

Personi I pajetë është gjetur i shtrirë në tokë, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

Trupi i pajetë i viktimës është marrë nga ekipi i Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Gazeta Alo/