Fjalë Kyçe

Në këtë shtet mëlçia konsiderohet simbol i dashurisë

Në këtë shtet mëlçia konsiderohet simbol i dashurisë

Maroku është një shtet me tradita shumë interesante, dhe të çuditshme për shumë turistë që ia mësyjnë këtij vendi. Mëlçia, dhe jo zemra, konsiderohet si simbol i dashurisë në Marok, transmeton Gazeta Metro.

Marku ndodhen në pjesën veri-perëndimore të Afrikës, dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik prej të cilës shkëputet në ngushticën e Gjibraltarit në veri të vendit, ku dhe fillon dalja në bregdetin mesdhetar.

Një tjetër gjë interesante në Marok është edhe se ngjyra e pikëllimit është e bardha, kështu, gratë e veja marokene vishen në të bardha, përgjatë 40 ditëve pas vdekjes së burrit. Ndërsa Maroku ka vetëm një dentist të licencuar në 8,000 banorë, andaj për të nxjerrë një dhëmbë shpesh duhet të kërkosh ndihmë në “tregun e zi”.

Gjithashtu, marokenët e konsiderojnë sjellje të pahijshme prekjen e ushqimit me dorën e majtë, ndërsa fyrje nëse refuzoni copën e ofruar të mishit.