Masat mund të hynë në fuqi edhe në shtete tjera në bazë të ligjeve dhe dekreteve mbi të cilat ato funskionojnë.
Shtetet e Bashkuara janë vendi me më së shumti aktivist kundër vaksinimit dhe si i tillë, qeverisë i është dashur të marr disa masa të padiskutueshme, shkruan “CNBC”.
Shpërndaja e vaksinës anti-Covid do të filloj brenda disa ditës dhe vaksinimi i masave do të bëhet në hapa sa më të shpejt, transmeton lajmi.net.
Por ekspertët thonë se sado i vështirë që ka qenë krijimi i kësaj vaksine, njësoj vështirë do të jetë bindja e qytetarëve që ta marrin atë.
Diku 4 nga 10 qytetarë amerikan thonë se nuk duan në asnjë mënyrë të vaksinohen. Ekspertët mendojnë se të paktën 70% e qytetarëve duhet të vaksinohen sa më shpejt në mënyrë që të ulet shkalla e përhapjes së virusit.
Dhe punëdhënësit, nuk do ta marrin “jo” si përgjigje. Shumica e klientëve të korporatave anojnë drejt vaksinimit të stafit të kompanive me të cilat bashkëpunojnë.
Klientët janë ata që e mbajnë një kompani në treg, prandaj mos plotësimi i këtyre kërkesave sigurisht, do të qoj në shkëputje të marrëveshjeve.
Vaksina premton që punëtorët të kthehen në normalitet, që është kërkesë parësore për bizneset në mënyrë që ata të rimëkëmben, transmeton lajmi.net.
Edhe pse shteti nuk ka nxjerrë një dekret në lidhje me këtë, shumica e kompanive kanë deklaruar se punonjësit që refuzojnë vaksinimin do të pushohen nga puna.
Vaksinimi nga sëmundje të tjera është i kushtëzuar me ligj, dhe punëdhënësi ka të drejtë ligjore të pushoj të gjithë ata që refuzojnë zbatimin.
Rastet e vetme të cilat mund të kenë përjashtim, janë rastet të cilat mund të vërtetojnë se kanë arsye mjekësore që nuk i lejon të vaksinohen.
Personat të cilët largohen nga puna, do të kompensohen. Kjo do të bëhet me të njëjtën shumë që ata do të merrnin në rast të lëndimit në vend të punës.
Kurse ata që vaksinohen, nuk do të kenë nevojë të mbajnë maskë në vend të punës dhe nuk do të kenë kontrollin e përditshëm të temperaturës.