Fjalë Kyçe

Në këto orare mund të vaksinoheni sot në Prishtinë e komunat tjera

Në këto orare mund të vaksinoheni sot në Prishtinë e komunat tjera

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur dje se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të filloj sot për personat e moshës mbi 65 vjeç, me prioritet do të jenë personat e regjistruar në platformën e-Kosova, raporton Gazeta Express.

Sipas MSH’së, ky do të jetë orari i vaksinimit:

E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)

• Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani

(Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

E premte, 14 maj: (08:00-19:30)

• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)

Të gjitha komunat: Në QKMF

E shtunë, 15 maj (08:00-19:30)

• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)

Të gjitha komunat: Në QKMF