Fjalë Kyçe

Në këto pjesë të Prishtinës do të ketë ndërprerje të ujit

Në këto pjesë të Prishtinës do të ketë ndërprerje të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se në Hajvali, Çagllavicë, Veternik, Miradi e Epërme, se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë per lagjen tuaj, ka ndodhur si shkak i defektit në linjën furnizuese HDPE OD 225 mm.

“Ekipet tona kujdestare janë në terren, por për shkak të vështirësive në zonën e defektit, pozicionit të vështirë për punë, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë deri nesër”.
“Ekipet do ta trajtojnë me prioritet nesër në mëngjes rastin ne fjalë duke shpresuar në rikthim sa më të shpejtë të furnizimit me ujë”, thonë nga KRUP.