Fjalë Kyçe

Në klasë me dritare hapur/ Dimri vështirëson procesin mësimor për shkak të të ftohtit

Në klasë me dritare hapur/ Dimri vështirëson procesin mësimor për shkak të të ftohtit

Rënia e ndjeshme e temperaturave me ardhjen e stinës së dimrit ka vështirësuar zhvillimin e procesit mësimor në disa institucione arsimore parauniversitare për shkak se mungojnë ngrohëset.

“Kemi shumë ftohtë. Na dridhet dora kur shkruajmë. Rrimë me xhupa në klasë se mbërdhijmë. I kemi thënë mësueses e kemi blerë një rezistencë me lekët e të gjithëve por ajo prapë nuk ngroh mjaftueshëm. Kaldajat janë por nuk funksionojnë”, shprehen nxënësit.

Nga ana tjetër prindërit tregojnë se pavarësisht blerjes së ngrohëseve nga ana e tyre, sërish në klasë fëmijet e tyre ndjejnë ftohtë pasi në bazë të masave anti Covid rekomandohet që dritaret në shkollë duhet të mbahen të hapura për ajrosjen e ambienteve në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.

“Dritaret nga corona i mbajmë hapur. Vetëm një orë i mbyllim. Është shumë ftohtë…”

“Shiko si e kam mbështjellë djalin se ka ftohtë. Më pyeti ta heq xhupin në klasë, në asnjë mënyrë i thashë”, rrëfen nëna e një nxënësi.