Fjalë Kyçe

Në Kosovë u ndaluan, Afrim Muçiqi thotë se diaspora ka filluar rezervimin e dasmave në Kukës të Shqipërisë

Në Kosovë u ndaluan, Afrim Muçiqi thotë se diaspora ka filluar rezervimin e dasmave në Kukës të Shqipërisë

Këngëtari i mirënjohur, Afrim Muçiqi, ka folur për masat e reja anti-Covid të vendosur tash nga Qeveria Kurti, të cilat u kundërshtuan fuqishëm nga qytetarët, bizneset, e sektorë të tjerë.

Muçiqi ka kritikuar masat duke thënë se të gjitha qeveritë që nga fillimi i pandemisë, kanë përdorur standarde të dyfishta.

Tutje ai ka bërë të ditur se diaspora kanë filluar rezervimin e dasmave në qytetin Kukës të Shqipërisë.

“Dasmat do të organizohen në Shqipëri. Kanë filluar rezervimet”, ka thënë ai në kanal10.

Ndryshe, masat e reja do të hyjnë në fuqi nga nesër dhe do të zgjasin për 12 ditë.