Fjalë Kyçe

 Në kujtim të Astrit Deharit, Komuna e Prishtinës për pesë minuta do t’i ndalë të gjitha shërbimet

 Në kujtim të Astrit Deharit, Komuna e Prishtinës për pesë minuta do t’i ndalë të gjitha shërbimet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në shenjë kujtimi për Astrit Deharin, sot në 3 vjetorin e vdekjes, do t’i ndalë për pesë minuta të gjitha shërbimet.

“Në shenjë kujtimi për Astrit Deharin dhe në shenjë proteste për moszbardhjen e rastit të tij, Komuna e Prishtinës në mënyrë simbolike do t’i ndalë të gjitha shërbimet me palë për pesë minuta, prej orës 14:00”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Këto pesë minuta, thuhet në njoftim, do të jenë minuta të shprehjes së respektit e kujtimit për kolegun tonë Astrit Dehari.

“Gjithashtu, le të jetë kjo edhe porosi se jeta në Republikën e Kosovës nuk mund të vazhdojë normalisht, pa u zbardhur në tërësi rasti Dehari”, thuhet tutje.