Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka qenë pjesëtar i SHIK-ut në vitin e parë pas luftës.
Ai këto deklarata i ka shprehur në Kuvend si dhe në media.
Sipas Molliqajt, Konjufca si “punëtor” i Kadri Veselit, ish shefit të SHIK-ut, pagën e kishte 150 marka dhe se ishte larguar nga ky formacion gjysmë ilegal pas një viti.
Këto pretendime të Molliqajt ai i ka quajtur shpije dhe për këtë e ka paditur në Gjykatë deputetin e PSD-së.
Veseli në një nga seancat e kaluara të Kuvendit të Kosovës kishte thënë se pas deklaratave të Molliqajt, Konjufcës i ka rënë autoriteti.
Glauk t’ka lëvizë pak autoriteti kohëve të fundit u shpreh Veseli për Konjufcën.
Në një foto të siguruar nga burimet e Gazetës Alo, shihen teksa Veseli dhe Konjufca i buzëqeshin njëri tjetrit.