Fjalë Kyçe

Në Madrid tashmë është përzgjedhur numri ‘9’ i së ardhmes

Në Madrid tashmë është përzgjedhur numri ‘9’ i së ardhmes

Real Madridi ka përzgjedhur ‘9’-tën e ardhshme të skuadrës. Pasi drejtuesit dhe emsiarët Madrilen kanë studiuar merkaton, një vendim i përbashkët është marë edhe me stafin teknik dhe të gjithë mendojnë se sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Luka Jovic, 21 vjeçar, është gjithçka që Real Madridi ka nevojë.

Performancat e tij mbresëlënëse këtë sezon (25 gola në 21 ndeshje) kanë impresionuar Real Madridin që e kanë vendosur si numrin një të merkatos dhe dëshira e drejtuesëve për t’a sjellur në Madrid është konfirmuar edhe nga agjenti i tij, Shqiptari nga Tetova, Fali Ramadani.

Dhe nuk janë vetëm drejtuesit që e pëlqejnë Jovic. Është edhe vet Zinedine Zidane që insiston për 21 vjeçarin pasi tek Jovic sheh sulmuesin perfekt. Zizou dëshiron një golashënues në zonën finae dhe një sulmues race për të shfrytëzuar gjenialitetin e lojtarëve si Benzema, Vinicius, Asensio e të tjerë.

Më shumë zhvillime pritet të ketë ditëve në vijim ndërsa Madrilenët janë optimist se mund t’a sjellin sulmuesin për shumën e 70 milion eurove, aq sa është edhe vlera e tij në merkato.