Policia e Kosovës ka raportuar se një person në Malishevë, është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
Sipas raportit të Policisë, rrahja ka ndodhur dje në mesnatë, derisa i dyshuari mashkull, ka rrahuar motrën e tij pas një mos marrëveshje.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Malishevë 03.01.2019 – 00:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.