Fjalë Kyçe

Në Mitrovicë evidentohen zona natyrore me potencial për regjistrin e zonave të mbrojtura

Në Mitrovicë evidentohen zona natyrore me potencial për regjistrin e zonave të mbrojtura

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në kuadër të detyrave programore të tij, në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës, ka realizuar projektin e evidentimit të vlerave natyrore në këtë komunë.

Gjatë këtij hulumtimi janë evidentuar disa zona me vlera natyrore, të karakterit botanik, hidrologjik dhe speleologjike, që dallohen me karakteristika të veçanta.

Vlerat e identifikuara që kanë plotësuar kriteret për tu marrë në mbrojtjen ligjore janë: Trungjet e Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Bajgorë; Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Bare; Shpellat e Kaçandollit në fshatin Kaçandoll;           Burimi i ujit mineral në fshatin Mazhiq; Ujëvara e trapçalive në fshatin Melenicë; Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) me Burimin e ujit nën rrënjë, në fshatin Ovçar; Kroni i Akullit në fshatin Rahovë; Ahishtat e Llomovës në fshatin Selac; Trungjet e Qarrit (Quercus cerris) në fshatin Zabërgjë; Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Zabërgjë; Trungu i Qarrit (Quercus cerris) në fshatin Zabërgjë.